domenica 2 marzo 2014

Këshillat Kineze për një shtëpi sa më relaksuese

Feng shui mund t’ju ndihmojë që shtëpia të duket më mirë, ju jep energjinë dhe njëkohësisht ju relakson.

Feng shui, praktika antike kineze e rregullimit të hapësirës në harmoni me rrjedhën natyrore të energjisë mund t’ju ndihmojë në jetën e përditshme, që në hapësirën tuaj të ndiheni më këndshëm dhe të mbushur me energji pozitive.

Për fillim, harroni në parregullsinë kreative sepse tërheq energjinë negative, caktojeni vendin për çdo gjë në shtëpi dhe energjia do të fillojë të qarkullojë më mirë. Njëlloj kështu edhe pluhuri dhe papastërtitë mbledhin vibrime të këqija dhe kanë ndikim negativ në shëndet.

Gjërat e thyera dhe që nuk rregullohen në shtëpi janë burim shumë i fortë i energjisë së keqe, prandaj largojini sa më parë që mundeni.

Zgjidhni me kujdes ngjyrat në shtëpinë tuaj që ngjyrat e shumta të mos ua lodhin sytë dhe trurin sepse shkaktojnë grindje dhe nervozë. Të mjaftueshme janë dy ngjyrat e murit të cilat duhet të përputhen, ku njëra të jetë më e fortë dhe tjetra më relaksuese. Bëni kujdes që të keni sa më shumë ndriçim natyral, i cili për dallim nga ai artificial sjell harmoni dhe disponim të ndritshëm.

Banesën dekorojeni me lule në dhomën e ditës ose ballkon sepse ajo tërheq lumturinë dhe energjinë e mirë. Por nëse vendosni lule të thata do të kenë efekt të kundërt, prandaj largojini.

Një këshillë për fund: dyert e banjës gjithmonë t’i mbani të mbyllura që energjia ujore e banjës të mos mbushë pjesën tjetër të banesës.

sabato 1 marzo 2014

E pabesueshme!! 5 produktet e bukurise me te rrezikshme...


Nuk dini kurre se çfare kremi te zgjidhni per fytyren, apo çfare lloji shampoje apo produkte te tjera per fytyren dhe floket? Ndoshta eshte me mire te informohemi me pare se çfare nuk duhet te zgjedhim.

Kete artikull e lexova ne faqe te huaj para disa ditesh dhe zbulova se disa nga produktet kozmetike me te perdorura (disa qe une personalisht kam perdorur e vazhdoj te perdor) jane tejet te demshme per lekuren.

Ju lutem lexojeni artikullin deri ne fund dhe shperndajeni per te informuar miqte tuaj. Duhet te mesohemi te behemi konsumatore me te ndergjegjshem!

Perse keto artikuj jane te demshem? Per faktin se permbajne substanca te demshme kimike dhe silikon (te krijuar kimikisht ne laborator, te cilat ju premtojne bukuri, por ne realitet demtojne dalengadale lekuren ose floket tuaj.

Ja 5 prodhimet kozmetike qe jane te demshme per lekuren:

-Krem me parafine dhe silikon Nivea, Glysolid, Dove, Vichy, Leocrema etj Nuk hidratojne
Krijojne nje ndjesi freskie dhe lekure te lemuar, por ne realitet eshte silikoni ai qe jep kete ndjesi. Ne realitet lekura jone thahet me teper pikerisht saje silikonit dhe llojit te parafinave qe permbajne keto kreme.


Ne vend te 4 poziciopnohet vaji i flokeve (cristalli liquidi, semi di lino)
Keto konfeksione nuk permbajne vetem vaj lini, por edhe silikon te paster, qe u jep flokeve shkelqimin, por eshte thjesht nje "maske" qe fsheh gjendjen reale te flokeve, te demtuar, te thate... Perveç te tjerash floket behen shume shpejt pis: ato duken te lyrshem ne rrenjet dhe te thate e te demtuar ne maja.
Ne vend te trete shampo: Herbal Essence, Pantene, Sunsilk, Elvive, Biopoint etj. Jane produkte agresive, pasi permbajne shume kripe dhe elemente te tjera te demshme te cilat i stresojne dhe i thajne floket tuaj.
duke krijuar iritim dhe kruarje (ketu mund te konfirmoj eksperiencen time personale me keto produkte, natyrisht negative) ndonjehere dhe zbokth.
Mes perberesve kryesore permbajne Dimenthikon dhe formaldeide, te cilat jene provuar shkencerisht si kancerogjene.
Ne vend te dyte pozicionohet balsami per buzet labello me baze dylli mikrokristalin dhe paraffinum liquidum
jashtezakonisht te demshem ne buzet tona pasi mund edhe te gelltiten. Labello krijon varesi, pasi sa me teper perdoret aq me teper buzet tona thahen e aq me teper kemi nevoje ta perdorim...



Ne vend te pare qendron Olio (Vaj) Johnson’s Baby. Ta quash vaj eshte e tepert, sepse ne realitet nuk 
permban asnje lloj vaji por vetem parafine te lengshme. Nuk eshte aspak hidratant, perkundrazi, than lekuren, krijon pika te zeza dhe puçra.


Pra miq te dashur, perpara se ta mbyll artikullin, ju keshilloj te kontrolloni gjithmone etiketat. Zakonisht ne keto te fundit shenohen ne fillim te listes elementet me perqindje me te larte permbajtjeje. Pra nese ne elementet kryesore do te shihni: paraffina liquida ose  silicone si psh dimethicone, mos i blini keto produkte pasi demtojne lekuren apo flokun tuaj !!!!